Tv Malisheva është kanali i parë lokal i themeluar në Komunën e Malishevës, më datën 5 Maj 2019.
Kanal që fillimisht ka pasur politika lokale dhe nacionale të vendit dhe vazhdon t’i ketë, por çka e ka bërë që të dallohet TV Malishevën nga televizionet e tjera është se është marrë me historinë e dëshmorëve të kombit, duke iu mundësuar që secilit dëshmor t’i dokumentohet lufta e tij e drejtë çlirimtare për çlirimin e vendit në një dokumentar.

TV Malisheva vazhdon të krijojë dokumentar për dëshmorë të kombit dhe ikona të vendit.